Paul Pogba do të largohet nga Manchester United, teksa të njëjtën dëshirë ka edhe Raphaël Varane pas dhjetë sezoneve të kaluara te Real Madrid.
Të dy lojtarët francezë kanë edhe nga një vit kontrata me klubet e tyre. Edhe pse u largua Zinedine Zidane, mesfushori francez vijon të ketë “Los Blancos” si një nga preferencat e tij.
Ndërkohë, mbrojtësi ka refuzuar rinovimin dhe për të interesohen “Djajtë e Kuq” anglezë. AS shkruan se dy klubet po mendojnë të bëjnë shkëmbimin e 28-vjeçarëve.
Një opsion që do kënaqte Realin, United dhe dy lojtarët e kombëtares së Francës, të cilët kanë nisur pushimet pas eliminimit nga Zvicra në Euro 2020.