Soumare bëhet transferimi i tretë i “Dhelprave” deri tani.
Skuadra angleze Leicester City ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit të Lille Boubakary Soumare.
Soumare i bashkohet “Dhelprave” për një shumë afro 30 milionë eurosh.
Mesfushori 22 vjeçar është transferimi i tretë i Brendan Rodgers deri tani, ku ka siguruar shërbimet e sulmuesit Patson Daka nga RB Salzburgu dhe të Ryan Bertrand, këtë të fundit duke e transferuar me parametra zero.
Sezonin e kaluar, Soumare e ndihmoi Lille drejt titullit të kampionit në Ligën 1 të Francës, ku në 43 paraqitje ka regjistruar dy asistime mbi ermin e tij.