E ardhmja e Thomas Strakoshës, vendoset brenda pak ditësh!
Thomas Strakoshës i është paraqitur mundësia e rinovimit të kontratës. Shumë momente të vështira ka kaluar gardiani shqiptar në sezonin që lamë pas teksa u ul në stol nga Pepe Reina.
Këtë herë trajneri ka ndryshuar te Lacio teksa mbërriti njeriu i cigareve, Mauricio Sarri.
Ky i fundit ka në dorë vendimin për Thomas Strakoshën. Nëse Sarri vendos që Strakosha të jetë zgjidhje e dytë, portieri i Kombëtares është i larguar nga Lacio
. Ky është raportimi i “Corriere dello Sport” ndërsa në ditët në vijim do të mësohet përfundimisht edhe vendimi mbi këtë portier.