Një televizion zviceran ka identifikuar Luca Loutenbach, tifozin që u bë i famshëm për ndryshimin e humorit brenda pak sekondave në ndeshjen dramatike Francë-Zvicër.
Në vlerësim të pasionit të tij të pafund, "Swiss Air" i ofroi një biletë për çerekfinalen e kombëtares së zemrës kundër Spanjës, në Rusi.
Ndërkohë, Zyra Zvicerane e Turizmit i ofroi një pushim falas në një vend të Bashkimit Europian.
Destinacioni do të zgjidhet prej tij.