Jeta e Christian Eriksen po rikthehet gradualisht në normalitet, pas frikës së madhe që kishte pas ndeshjes së parë të grupeve ndaj Finlandës.
Mesfushori u rrëzua në fushë për shkak të një sulmi kardiak, ndërsa prej disa ditësh është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Odense.
Së fundi mediat daneze raportojnë se fundjavën e kaluar Eriksen u pa të dalë nga shtëpia për herë të parë që nga shtrimi në spital dhe të luajë me djalin e tij tre vjeçar, duke konfirmuar se ajo që ndodhi në “Paken Stadium” është vetëm një kujtim i hidhur.
Megjithatë për rikthimin në fushë nuk po mendohet ende, pasi danezi është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e klubit të Interit dhe pritet të rikthehet në Milano më datën 10 korrik, kur nis edhe grumbullimi i skuadrës.
Lojtari nuk do të stërvitet, por do të njihet me trajnerin e ri Simone Inzaghi dhe do përshëndetet me shokët e ekipit, pastaj do të kryejë një sërë ekzaminimesh mjekësore për vlerësimin e gjendjes shëndetësore.