Messi merr ofertën nga gjigantët e Europës

Futboll

Messi merr ofertën nga gjigantët e Europës

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:39
Lionel Messi

Paris Saint-Germain duket se kanë bërë një ofertë për Lionel Messi pasi skandecës së kontratës së argjentinasit me Barcelona-n.

Messi, në fakt, është një lojtar i lirë që nga mëngjesi i së enjtes.

Nga Spanja kanë bërë të ditur se Messi dhe Barça kanë rënë dakord për një kontratë të re dyvjeçare, por argjentinasi nuk mund të nënshkruajë deri në momentin që katakanasit nuk do të zbresin nën tavanin e rrogave që është vendosur nga La Liga, ose nuk do të gjejnë një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas Diario AS, PSg po kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke i bërë një ofertë Messi-t.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat