Xherdan Shaqiri shkruan historinë me golin kundër Spanjës

Futboll

Xherdan Shaqiri shkruan historinë me golin kundër Spanjës

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 19:44
xhXherdan Shaqiri

Zvicra po dhuron spektakël në pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin kundër Spanjës në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Një mos koordinim të Pau Torres dhe Laportes e shfrytëzoi Xherdan Shaqiri i cili në minutën e 68-të arriti të realizojë për 1-1.

Shaqa arriti një rekord të jashtëzakonshëm me këtë gol, duke u bërë futbollisti me më së shumti gola në histori të Zvicrës në Kampionat Evropian, gjithsej 4.

Një e ka shënuar në “Euro 2016” dhe tre të tjerë deri më tani në “Euro 2020”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat