Trajnerja e KFF Mitrovica, Suada Jashari, ka folur për Mitrosport, pas shortit në ligën e kampionëve në konkurencën e femrave, ku skuadra që ajo drejton është në një grup jo të lehtë.
Sipas Jasharit, ekipa nga Norvegjia por edhe ajo nga Greqia, janë ekipe me eksperiencë në garat ndërkombëtare.
Suada Jashari: Grupi nuk është nga grupet më të lehta, e dijmë që Norvegjia ka një ligë shumë të fortë dhe me ekipin norvegjezë kemi ndeshjën e parë që është shumë e rëndësishme për vazhdimsinë.
Ne do të mundohemi ta kalojmë me sukses këtë fazë edhe pse jemi të vetdijshëm që kemi të bëjmë me ekipe të cilat kanë eksperiencë, por ne do të punojmë shumë dhe jemi optimist.
Edhe skuadra nga Greqia, AS Paok, ka shumë eksperiencë në ligën e kampionëve por ne dotë tentojmë patjetër ta kalojmë grupin. Uroj të na përcjell edhe fati në këto ndeshje sepse në futboll është i nevojshëm".
KFF Mitrovica, është kampion dhe fitues i kupës së Kosovës në futboll dhe është skuadra më e organizuar në futbollin e femrave por edhe më gjërë.