Spanja arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Europianit duke eliminuar Zvicrën vetëm pas gjuajtjes së penalltive.
Heroi për iberikët ishte portieri Unai Simon i cili priti dy penallti duke kualifikuar më tej kombëtaren e tij.
Pas ndeshës, Unai Simon u shpreh:
‘’Ishte futboll i pastër, ne merituam të fitonim. Na u desh të fshijmë gabimin e ndeshjes së fundit, dhe është koha ta harrojmë shpejt këtë triumf pasi do të përballemi me një rival të ashpër në sfidën tjetër. Sinqerisht, çmimin njeriu i ndeshjes e meritonte Jan Zomer.
Duhet të kalojmë gjysmëfinalen të sigurt, të freskët dhe me kokën lart. Duhet të fitojmë Europianin tani’’, u shpreh Simon.