Atalanta befason Interin!
Atalanta bën një goditje surprizë në merkato.
Klubi bergamask ka lënë me gisht në “gojë” Interin duke marrë shërbimet e portierit të kombëtares argjentinase Juan Musso nga Udinese për të cilin interesohej dhe klubi zikaltër që e shikonte si pasues të Handanoviq.
27-vjeçari ka firmosur zyrtarisht për 4 vite me Atalantën ndërkohë që mësohet se presidenti Percassi ka derdhur në arkat e Udineses 20 milionë euro për kartonin e futbollistit.