Zvicra u mposht nga Spanja pas gjuajtjes së penalltive dhe portierët Yann Sommer dhe Unai Simon ishin protagonistë.
I dyti u shpall “Njeriu i Ndeshjes”, pasi priti dy penallti, kurse tjetri vendosi një rekord.
“Gardiani” i Zvicrës bëri 10 pritje në ndeshjen kundër Spanjës, shifër kjo që nuk ishte regjistruar nga asnjë portier në EURO 2020.
Gjithsesi paraqitja e mirë e Sommer nuk vlejti për Zvicrën, që nuk shkoi dot në gjysmëfinale të Europianit.