Gacaferri: Loja me Francën na ka ngarkuar pak më shumë

Futboll

Gacaferri: Loja me Francën na ka ngarkuar pak më shumë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 00:47
Virtyt Gacaferri

Ndeshja e Zvicrës kundër Francën ka qenë me emocionale se sa ajo me Spanjën.

Kështu e vlerësoi gazetari Virtyt Gacaferri në emisionin “Evropiani Special”.

Gacaferri kur u pyet se si e përjetoi golin e barazimit kundër Spanjës, tha se loja me Francën ka qenë me e ngarkuar emocionalisht se sa kjo e fundit kundër Spanjës.

“Loja me Francën na ka ngarkuar pak më shumë sepse ka qenë ma emocionale. Pas ndeshjes u rriten shpresat sepse do të vazhdonte Zvicra më tutje”

Gacaferri i cili është i martuar me zëvendës shefen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, ka treguar se si futbolli nuk është sporti kryesor në Zvicër, por kohëve të fundit ka arritur shikueshmëri të lartë.

“Futbolli në Zvicër nuk është sporti kryesor edhe pse ka ardhur kohëve të fundit duke u bërë trend”.

Me këtë fakt, ai shtoi se zviceranët janë më të ftohtë kur vjen puna te humbja apo edhe fitorja.

“Dhe kur përfundon loja e vazhdojnë jetën e tyre dhe nuk e marrin atë shumë emocionalisht”, e përfundoi Gacaferri.

Zvicra humbi në çerekfinale kundër Spanjës në penalti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat