Brazili është skuadra e dytë që ka kaluar në gjysmëfinale të Copa America duke e eliminuar Kilin. Një gol në pjesën e dytë nga ish asi i Milanit, Lucas Paqueta ka bërë që brazilianët të jenë në gjysmëfinale e ku do të luajnë kundër Perusë
Brazili ka vazhduar formën pa humbje si Kombëtare ku sonte ata kanë fituar kundër Kilit me rezultat të ngushtë 1-0.
Pjesa e parë e çerekfinales se dytë të Copa America kaloi e barabartë, me një dominim të lehtë të brazilianëve por që rastet e tyre nuk u konvertuan në gol.
Brazili do ta niste shumë fuqishëm pjesën e dytë të ndeshjes pasi që shumë shpejt do të vinin të goli i epërsisë. Me të filluar pjesa e dytë në një aksion interesant Lucas Paqueta do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje, gol që doli të jetë i fitores dhe e dërgon Brazilin në gjysmëfinale.
Brazilit do t’i vështirësoheshin punët shumë pasi që Gabriel Jesus me një goditje kong-fu shkakton një ndërhyrje të palejueshme gjë që ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Pasi kishin epërsinë numerike në fushë në minutat e mbetura Kilit bëri presion për të barazuar rezultatin, madje e arritën këtë në minutën e 62-të me anë të Vargas por goli u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.
Brazilin në gjysmëfinale do të luanë kundër Perusë në gjysmëfinalen e parë të Copa America.