Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka thurur lëvdata për dyshen e mbrojtjes së Italisë, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.
Schweinsteiger madje shkroi se momentalisht, dyshja e Italisë janë mbrojtësit më të mirë në botë.
Gjermani shfrytëzoi rrjetin e tij social, “Twitter”, për të lëvduar paraqitjen e dyshes në ndeshjen ndaj Belgjikës.
“Bonucci dhe Chiellini momentalisht janë mbrojtësit më të mirë në botë”, shkroi Schweinsteiger.