Zvicra nuk pati fati sportiv, me penallti eliminohet nga Spanja, me rezultat 3:1, ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi baras (1:1).
Spanja kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Xherdan Shaqiri është autor i golit të barazimit në minutën e 68-të dhe për Spanjën Zakaria shënoi autogol (8’).
Futbollisti Xherdan Shaqiri, kapiten në sfidën me Spanjën në mungesë të Granit Xhakës, nuk u vlerësua me notë maksimale.
Media e njohur zvicerane e vlerëson me notë 5. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 81-të nga Sow.
Notat më e dobët është 1 dhe maksimalja 6.
Mediumi zviceran ‘Blick.cj, kësisoj i vlerëson futbollistët: Yann Sommer 6, Manuel Akanj 6, Nico Elvedi 6, Ricardo Rodriguez 6, Stevan Zuber 5, Denis Zakaria 5, Remo Freuler 5, Silvan Widmer 6, Xherdan Shaqiri 5, Haris Seferoviq 4, Rubers Vargas 5, Djibril Sow 5, Mario Gavranoviç 4 dhe Christian Fassnacht 4.