Në ndeshjen e parë bëri një gabim fatal, por këtë herë ishte heroi i Spanjës duke pritur dy penallti.
Unai Simon thotë se ishte shumë i mërzitur dhe i rebeluar gjatë këtyre ditëve dhe kishte shumë nevojë për të bërë një paraqitje të tillë.
Ai zbulon se në fëmijërinë e tij ka pritur shumë penallti dhe nuk është çudi që edhe këtë herë u tregua i zoti në goditjet e kundërshtarëve.
“Unë do t’ia kisha dhënë këtë çmim portierit të Zvicrës, Yann Sommer.
Ai bëri mjaft mirë dhe shpëtoi portën e tij në disa momente të rëndësishme”, tha Simon.