Italia dhe Roma janë në ankth për Leonardo Spinazzola.
Dje, mbrojtësi u dëmtua gjatë çerekfinales së Kampionatit Europian kundër Belgjikës, në tendinën e Akilit.
Ai u vizitua nga Dr.Ferretti dhe stafi i tij, pastaj u kthye në Coverciano së bashku me shokët e ekipit kombëtar.
Lojtari i Romës do t’iu nënshtrohet testeve instrumentale sot, ndërkohë që donte të dërgonte një mesazh për fansat nga rrjetet sociale:
“Për fat të keq, të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon.
Me këtë grup të shkëlqyeshëm asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt!”.