Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka thënë se kartoni i kuq për Frojlerin ndikoi në rezultat dhe skuadra u lodh shumë.
“Për fatin e keq, kartoni i kuq kushtëzoi ndeshjen. Nuk e kam parë mirë aksionin, por mendoj se arbitri u tregua i padrejtë me vendimin që mori dhe shumë i hidhur.
Në Angli, ky rast është thjesht faull, por kurrë i keq. Është e vërtetë që e prek kundërshtarin, por vendimi është i ashpër. Duhet të luanim me 1 lojtar më pak për shumë kohë ndaj një ekipi të fortë.
Ishte e vështirë për ne. Jam krenar për lojtarët e mi. Kanë qenë heronj këtë mbrëmje dhe nuk mund t’u kërkoja asgjë më shumë. U heq kapelën dhe nuk kam asgjë për t’u thënë”, ka thënë Petkoviç.