Ndeshja e mbrëmshme, që gozhdoi tifozët në mbarë botën para ekranit, ishte mjaft e luftuar dhe emocionuese.
Në fund, falë grupit më solid dhe besimit në vetvete, si pasojë e 32 rezultateve radhazi pa humbje, triumfoi Italia ndaj Belgjikës, me shifrat 2-1. Goli me penallti i Lukakut në fund të pjesës së parë u duk se e hapi gjithçka.
Megjithatë, axurrët ditën të mbrohen fort, me në krye dyshen bardhezi, Chiellini-Bonucci.
Ajo që ndodhi në fushë u përcoll në mënyra të ndryshme nga përdoruesit e internetit, të cilët në fund u gëzuan për kalimin e kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini në gjysmëfinale, sikurse pati dhe zhgënjim nga pala tjetër për fatin e “Red Devils”.