Esat Mala i cili ditë më parë u largua nga Partizani për të hedhur hapin e tij të madh të karrierës duke u transferuar tek skuadra turke e Giresunspor ka nisur stërvitjen me këta të fundit.
Ish-mesfushori i cili gjatë sezonit të fundit me Partizanin u provua dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes duket në formë dhe është gati për këtë sfidë të re në kampionatin turk.
Mala u largua nga Partizani pas 3 vitesh duke iu bashkuar klubit që këtë sezon do të militojë në Superligën turke.
Mala gjithashtu përveç Partizanit ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës, Ballkanit dhe Hajdukut të Splitit U-19.