Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda rikthehet pas 10 muajsh në fushën e blertë.
Grezda u rikthye të luajë futboll ku me Osijekun e tij ka barazuar pa gola 0-0 ndaj ekipit hungarez të Zalaegerzegit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me anë të një postimi në “Story” në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se është i lumtur që është rikthyer:
“10 muaj që nga ndeshja ime e fundit. I lumtur që jam rikthyer. Faleminderit Zot!”, shkroi Grezda.