Kapiteni Granit Xhaka, së bashku me Xherdan Shaqirin, Admir Mehmedin dhe bashkëlojtarë të tjerë të Kombëtares së Zvicrës, u mirëpritën në mënyrën më të mirë nga tifozët zviceran.
Zvicrën vetëm fati sportiv e eliminoi nga Kampionati Evropian, duke humbur me penallti 3:1 nga Spanja, pasi ndeshja në. kohën e rregullt përfundoi baras (1:1).
Një tifoze e Zvicrës bën një foto mahnitëse me futbollistin Granit Xhaka.
Lojtarët shpërndanë autografe dhe bënë selfie për më shumë se një orë.
Granit Xhaka u flet tifozëve: "Ju duhet të jeni krenar për këtë ekip".