Befason Kevin De Bruyne: Kam luajtur me ligament të çarë ndaj Italisë

Futboll

Befason Kevin De Bruyne: Kam luajtur me ligament të çarë ndaj Italisë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:11
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne ka pranuar që ka luajtur i lënduar ndaj Italisë.

De Bruyne u lëndua në sfidën kundër Portugalisë dhe sipas lajmeve ai nuk duhej të ishte prezent në ndeshjen ndaj Italisë, pasi lëndimi ishte më serioz sesa mendohej fillimisht.

Mirëpo ai u paraqit ndaj Italisë dhe në fakt bëri paraqitje fantastike, por së fundmi ai ka pranuar që ishte i lënduar dhe pavarësisht asaj, ai vazhdoi të luajë.

“Është një mrekulli sesi luajta sot ndaj Italisë meqenëse këmba ime ishte e dëmtuar, kisha çarë një ligament”, tha ai.

“Unë e ndjeva përgjegjësinë të luaj për vendin tim, më vjen keq që s’munda të bëj më shumë”, shtoi ai.

“Për mua personalisht kanë qenë katër apo pesë javë të çuditshme, falënderoj stafin mjekësor”, deklaoi De Bruyne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat