Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ka përfunduar përforcimet për sezonin e ri sa i përket repartit të mbrojtjes, me angazhimin e mbrojtësit qendror nga radhët e Bellasicës së Strumicës, Medin Bajrami.
Ai zyrtarisht u prezantua të Renova.
23-vjeçari, vlerësohet si ndër përforcime të qëlluara.
Bajrami vjen nga shkolla e futbollit Maribori nga Sllovenia.
Ai ka luajtur më parë për Mariborin, Krskon dhe Drava Ptuj në Slloveni.