Te Belgjika e kanë pranuar se Italia i mundi ata me plot meritë.
Italia u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi e mundi 2-1 Belgjikën.
Pas ndeshjes, kanë folur portieri, Thibaut Courtois dhe mesfushori, Kevin De Bruyne.
“E rëndë që u eliminuam, por e kishim të qartë se na priste një ndeshje shumë e vështirë. Kishim dy shanse të shkëlqyera, por portieri i Italisë kreu pritje fantastike.
Mendoj se ua dhuruam golin e parë, e pësuam shumë lehtë. Mund të kishte ndodhur gjithçka në këtë ndeshje, por Italia e meritoi kualifikimin“, deklaroi portier i Real Madridit.
Derisa De Bruyne shtoi: “Italia e meritoi kualifikimin, ata janë një skuadër e klasit të parë”.