​Formacionet e mundshme: Ukrainë-Angli

Futboll

​Formacionet e mundshme: Ukrainë-Angli

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:11
Foto

Me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Ukrainë-Angli, e fundit kjo për fazën e çerekfinales Euro 2020.

Stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë nikoqir i ndeshjes së sotme, ku ukrainasit do të synojnë befasinë kundër “Tre Luanëve” të etur për sukses në këtë kampionat evropian.

Në rrugëtimin deri në çerekfinale, Anglia ka regjistruar tre fitore dhe një barazim, krahas Ukrainës me dy fitore dhe dy humbje.

Të dy kombëtaret janë përballur shtatë herë, katër fitore ka Anglia, një Ukraina dhe dy herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë Artem Besedin i Ukrainës, kurse në dyshim për t’u paraqitur janë Bukayo Saka i Anglisë dhe ukrainasi Oleksandr Zubkov.

Formacionet e mundshme:

Ukraina (3-5-2): Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matvienko; Karavaev, Sydorchuk, Shaparenko, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Henderson, Shaw; Mount, Kane, Sterling

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat