Zbulohet plani i Juventusit për Vrionin, sulmuesi i Kombëtares shqiptaret pritet të huazohet te…
Një sezon te Juventusi B, Xhakomo Vrioni tregoi të dhëna cilësore. Ai mori shpesh ftesë edhe nga bardhezinjtë, për t’u stërvitur me Ronaldo & Co.
Së fundmi, Juventus po mendon planin për t’i dhënë mundësinë 22 vjeçarit shqiptar që të luajë i huazuar te Zvarovski Tirol në Bundesligën Austriake.
Klubi austriak kërkon që të përfitojë nga raportet e mira dhe shkëmbimet e mëparshme që ka bërë me Juventusin për lojtarë të akademisë, ndaj edhe Vrioni mund të jetë një afrim i mirë për repartin e sulmit.
Sulmuesi vjen nga një dëmtim në kavilje dhe do të kërkojë që të arrijë formën e tij më të mirë sa më shpejt.