Dera e FFK-së e hapur për sportistët që dhanë shumë për futbollin vendor

Futboll

Dera e FFK-së e hapur për sportistët që dhanë shumë për futbollin vendor

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:55
Dera e FFK-së e hapur për sportistët që dhanë shumë për futbollin vendor

Berat Hyseni ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur pas luftës në futbollin e Kosovës.

Ai ka bërë karrierë për klube si Flamurtari, Prishtina, Hysi, Trepça ’89, Trepça, Drenica, Ballkani e Hajvalia, duke fituar tre tituj të kampionit.

Po ashtu ai bërë karrierë edhe në Shqipëri te klubet si Tirana dhe Teuta.

Hyseni që aktualisht jeton në Angli, ka vizituar FFK-në, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi.

Hyseni ka thënë për Gazetën Olle, se është i kënaqur me punën që po bëhet në FFK dhe shpreson që arritjet të shtohen dita e ditës.

Ai vlerëson se kampionati ka ngritje të dukshme, ndërsa thotë që Kosova A do të kthehet në formën e saj më të mirë.

Hyseni është ndarë shumë i lumtur me pritjen e kryetarit të FFK-së, i cili nderon futbollistët që në të shkuarën kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës në kushte jo edhe aq të mirë, siç janë tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat