Ylli i Kombëtares se Kosovës, Milot Rashica ka postuar sot një foto tepër simpatike bashkë me djalin e tij derisa është në qytetin anglez, Norwich, ku do të luajë për katër sezonet e ardhshme
Sulmuesi i krahut kompletoi kalimin në skuadrën e Premier Ligës angleze gjatë muajit të kaluar derisa skuadra e tij Werder Bremen nuk arriti që të mbijetojë në Bundesliga.
Tashmë, Rashicën e pret një aventurë e re në Norwich dhe për këtë ai është parë sot në aeroportin e këtij qyteti.
Mirëseardhje Milotit i kanë uruar edhe Norwich FC të cilët kanë postuar foton e tij në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Përballja e parë e Milot Rashicës në Premier Ligë do të jetë kundër Liverpoolit në stadiumin e tyre.