Milani është vënë pas sulmuesit të Ukrainës, Roman Jaremçuk i cili po shkëlqen në këtë Europian me kombëtaren e tij.
25 vjepari u bë protagonist në grupe duke i shënuar Holandës dhe Maqedonisë së Veriut për të hyrë në orbitën e disa klubeve europiane. Drejtori sportiv i Gentit në Belgjikë, Mishel Luvagi ka pohuar interesimin e Milanit duke zbuluar dhe ofertën e kuqezinjve.
‘’Milani ka ofruar 15 milionë euro, por nisur nga pandemia ne kemi më shumë pretendime. E gjitha do të varet nga ofertat e mira dhe nga shteti ku Jaremçuk do të luajë’’, tha Luvagi.
Sulmuesi ukrainas aktivizohet prej 4 vitesh tek belgët e Gent, klub ku u transferua në verën e vitit 2017 nga radhët e Dinamos së Kievit.