Vushtrria ka vetëm një qëllim: Rikthimin në Ligën e Parë të Kosovës. Kurrë me keq nuk ka qenë Vushtrria, është në Ligën e dytë të Kosovës, një skuadër që në edicionin 2013-2014 doli kampion i Kosovës nën drejtimin e Ismet Munishi.
“Klubi ynë i zemrës ka hyrë në binarët e rikthimit në majat e futbollit të Kosovës, ky nuk është vetëm një premtim por një synim i përbashkët i gjithë neve.
FC Vushtrria tashmë ka presidentin dhe kryesinë e re të njohur tashmë nga të gjithë e që u zgjodh në kuvendin e fundit.
Kryesia ka dyert e hapura që të plotësohet tutje për secilin person që ka vullnet e dëshirë për ta dërguar klubin atje ku i kemi synimet, pra dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur.
Duke qen së është kështu i vëjmë në dijeni edhe një herë të gjitha palet e interesit duke nisur nga FFK dhe secilën palë se qëndrimet tona mund të shprehen dhe të merren parasysh vetëm e vetëm nga kryesia e re dhe presidenti të dala nga kuvendi i fundit.
Asnjë person tjetër as nuk përfaqëson as nuk do të mund të përfaqësoj klubin tonë.
Një ëndërr, një dashuri dy ngjyra”, njofton FC Vushtrria.