Habit Kroos

Futboll

Habit Kroos

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:29
Habit Kroos

Pasi u tërhoq nga kombëtarja gjermane, Toni Kros ka treguar se kur do të heqë dorë nga futbolli i luajtur.

Në një intervistë për ‘’BILD’’, mesfushori u shpreh se do të luajë dhe dy vite të tjera më pas do të lërë futbollin.

“Unë mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për pensionin tim.

Unë do të jem 33 vjeç, por do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vite. Sigurisht që do të pensionohem me fanellën e Real Madridit 100%’’, u shpreh Kros.

Toni Kros është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe për këtë flet karriera e tij ku ka fituar një numër të madh titujsh në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat