Kreu i FFK-së vizitoi LRF të Mitrovicës

Futboll

Kreu i FFK-së vizitoi LRF të Mitrovicës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 22:15
Kreu i FFK-së Agim Ademi vizitoi LRF të Mitrovicës

Kreu i FFK-së Agim Ademi vizitoi LRF të Mitrovicës.

Kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi, së bashku me anëtarët e vet dhe përfaqësuesit e klubeve Trepça dhe Vushtrria, pritën sot kryetarin e FFK-së, Agim Ademin me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Ismail Ajeti. Duke iu dëshiruar mirëseardhje drejtuesve të FFK-së, kryetari Seferi i falënderoj ata për përkrahjen dhe punën e mirë që po e bën Federata në përgjithësi.

Po ashtu, kryetari Seferi i njoftojë ata për problemet dhe kërkesat që i kanë klubet dhe regjioni për ta filluar sezonin e ri, si dhe u njoftuan për reformat dhe programin e Lidhjes Rajonale të Mitrovicës.

Nga ana e tij, kryetari i FFK së, Agim Ademi tregoi planet për fuqizimin e Lidhjeve Rajonale të Futbollit me program te ri. Ai po ashtu u interesua për infrastrukturën dhe nevojën që ka ky regjion. Kryetari Seferi bashkë me anëtarët e këtij regjioni që ishin prezentë i dhanë përkrahje të fuqishme kryetarit Ademi në rrugën e tij të drejtë dhe të suksesshme, pavarësisht tentativave e pengesave nga disa persona të paktë të interesit vetanak.

Prandaj, LRF e Mitrovicës inkurajon kryetarin Ademi që të vazhdojë punën me ritëm të njëjtë dhe të drejtë. Në fund, kryetari Ademi i falënderoj përfaqësuesit e LRF të Mitrovicës për mbështetjen dhe për pranimin e konceptit për futbollin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat