Gjithçka e qartë se kush më kë do të takohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian në futboll.
Itali – Spanjë, finale para finales, e cila do të luhet të martën në orën 21.00.
Gjysmëfinalja e dytë luhet me 7 korrik (21.00), mes Anglisë dhe Danimarkës.
E diela dhe e hëna, është ditë pushimi, ndërsa me 6 dhe 7 korrik, padyshim janë emocione të mëdha të tifozëve më të zjarrtë jo vetëm të Kontinentit të Vjetër.
Gjysmëfinalet dhe finalja luhet në “Wembley” të Londrës.