​Datat, stadiumet dhe orari i gjysmëfinaleve Euro 2020

Futboll

​Datat, stadiumet dhe orari i gjysmëfinaleve Euro 2020

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Sot u konfirmuan dy çiftet e fazës së gjysmëfinales Euro 2020, ku Italia do të takohet me Spanjën, ndërsa Anglia me Danimarkën.

Në çerekfinale, italianët mposhtën Belgjikën 2:1, Spanja eliminoi Zvicrën me penallti 3:1, Danimarka shënoi fitore 2:1 kundër Çekisë, dhe Anglia e kaloi me lehtësi Ukrainën 4:0.

Në rrugëtimin drejt gjysmëfinales, në pesë ndeshje të zhvilluara, Italia ka regjistruar pesë fitore, Spanja ka tri fitore dhe dy barazime, Danimarka ka tri fitore dhe dy humbje, dhe Anglia ka katër fitore dhe një barazim.

Gjysmëfinalet:

6 korrik - 21:00 Itali – Spanjë (Stadiumi “Wembley” - Londër)

7 korrik - 21:00 Angli – Danimarkë (Stadiumi “Wembley” - Londër)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat