Rasti Bartogate shtyhet edhe gjashtë muaj: Prova të shkatërruara dhe raporte të ngatërruara

Futboll

Rasti Bartogate shtyhet edhe gjashtë muaj: Prova të shkatërruara dhe raporte të ngatërruara

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 08:14
Maria Bartomeu

Punëtorët e I3Ventures kanë bërë një deklaratë për media për rastin Bartogate

Edhe më shumë detale janë botuar në lidhje me procesin legal që është bërë i njohur për publikun si Bartograte. Tre punëtorë të I3Ventures kanë folur për atë çfarë ka ndodhur pasi që raportet janë botuar duke shpjeguar që kompania është punësuar për të postuar gjëra negative në rrjetet sociale për disa nga personalitetet kyçe të Blaugranas.

Tre njerëz të cilët kanë qenë të punësuar nga I3Ventures kanë dhënë deklarata janë parë nga gazeta Marca. Ata thonë që kompania fshehu prova duke pastrua dhe pastaj riformatuar kompjuterët si dhe duke mbyllur emailat e punëtorëve të ngushtë të saj.

Të gjithë punëtorët është dashur të nënshkruajnë një marrëveshje mirëbesimi për punën që ata do ta bëjnë, ashtu si identitetin e tyre që po ashtu ka qenë i mbrojtur. Dy nga dëshmitarët, të njohur si M.B.R. dhe O.P.S., kanë thënë se eksperti i IT nga Amerika Jugori e ka vizituar kompaninë për të kontrolluar nëse çdo informacion është zhdukur.

Stafit i është thënë që e tërë kjo po ndodh shkaku i një sulmi kibernetik, por ata që kanë dëshmuar kanë thënë se këto masa u ndërmorën pasi që për këto raste shkroi shtypi. Deklarata është dhënë nga tre anëtarë të stafit të cilët thonë se informatat janë të sakta dhe se kompania i ka shlyer aktivitetet e saj, M.B.R madje thotë që raportet ishin modifikuar para se të dorëzoheshin për të PricewaterhouseCoopers, të cilët auditojnë gjërat që kanë të bëjnë me Barcelonën.

Dy nga punëtorët kanë thënë që ata e kanë parë disa herë Jaume Masferrer në zyrat e I3Ventures. Ai kishte lidhje me Josep Maria Bartomeu dhe është njëri prej të akuzuarve në këtë rast. O.P.S ka thënë që studimet për imazhin e Bartomeut janë bërë vazhdimisht dhe ato janë prezantuar shumë më shpesh se ato të klubit, derisa raportet e tjera janë bërë edhe për kandidatët në zgjedhje siç ishin: Victor Font, Joan Laporta dhe Toni Freixa.

Pas këtyre informatave dhe deklaratave, gjykimi për këtë rast është vendosur që të shtyhet edhe gjashtë muaj që të bëhen hetime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat