Gentian Muqa i cili është lojtar i kampionit të Kosovës në futboll, FC Prishtina, duke folur në “Evropiani Special” është shprehur se Kombëtarja e Anglisë ka një favor të madh pasi që ndeshjet po i luan në shtëpi.
Tutje, Muqa thotë se hera e fundit që Anglia nuk ka pësuar gol në kompeticion zyrtar ishte në vitin e largët 1966 kur edhe është shpallur kampion bote e tashmë sipas tij, puqen rrethanat për t’u shpallur kampion.
“Sonte lodhja e lojtarëve të Ukrainës nga ndeshja e fundit në të cilën luajtën 120 minuta bënë të vetën. Sot Anglia erdhi me dy ndërrime me Mount dhe Sancho ku shpejtësia e tyre dhe golin që e shënuan herët bëri që Ukraina të dorëzohet pasi që kishin një fije shprese që ndeshjen ta shtyjnë sa më gjatë të jetë e mundur pa pësuar gol por që më t’u zhbllokuar ndeshja, anglezët ishin të uritur për gola”, është shprehur Muqa.
Muqaj i cili është lojtar i FC Prishtinës thotë se kanë mjaftuar 30 minuta bisedë me drejtuesit e këtij klubi që të arrihet akordi që ai të transferohet nga KF Tirana tek FC Prishtina.
“Sapo e kisha përfundua kontratën me KF Tiranën dhe erdha në Prishtinë, kemi biseduar për rreth 30 minuta me drejtuesit e FC Prishtinës dhe aty vendosa që të vijë të luaj këtu. Erdha si kampion dhe shpresojë që të largohem si kampion”, është shprehur Muqa.