Klubi spanjoll Barcelona duket se nuk llogaritë më në dy futbollistët e saj.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barcelona nuk llogaritë më në shërbimet e Samuel Umtitit dhe Miralem Pjanic,
Thuhet se ‘Blaugranët’ i kanë njoftuar dy futbollistët se janë të lirë të largohen si futbollist të lirë gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit nga Katalonia janë në gjendje të vështirë financiare, dhe kanë filluar të bëjnë reduktimin e pagave të futbollistëve dhe largimin e disa prej tyre që nuk janë në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Pjanic dhe Umtiti nuk patën shumë hapësira sezonin e kaluar dhe mbetet të shihet nëse do të vendosin të largohen për ndonjë aventurë të re.