Në një intervistë për “TalkSport”, Jose Mourinho analizoi gjysmëfinalen Angli-Danimarkë duke paralajmëruar “3 Luanët” të kenë kujdës nga nordikët.
Murinjo u shpreh se Danimarka ka gjetur një mënyrë lojë mjaft të mirë dhe se rasti i Eriksen i ka bërë dhe më të fortë psikologjikisht.
“Sigurisht që ishte një performancë e mire e Anglisë ashtu siç e prisja. Danimarka është solide. Kanë gjetur një mënyrë loje ndryshe nga ajo që e nisën Europianin.
Filluan me Eriksenin si numër 10-të dhe katër mbrojtës mbrapa. Tani po luajnë me 3 mbrojtës dhe ka lojtarë të mirë që luajnë në ligat më me shumë përvojë.
Me gjithë atë që i ndodhi Eriksenit, futbollistet danez duket se janë të fortë emocionalisht.
Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësisht se luajnë mirë dhe në shtëpi”, tha Muurinho.