Trincao në Wolves

Futboll

Trincao në Wolves

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:42
Trincao në Wolves

Francisco Trincao i është bashkuar klubit të Premierligës, Wolves, në një marrëveshje huazimi njëvjeçar nga Barcelona, njofton klubi katalonas.

Barcelona dhe Wolves arritën marrëveshje për huazimin e anësorit portugez Trincao në Molineux për sezonin 2021/22.

Ky është një huazim i thjeshtë, pa detyrim blerjeje për klubin anglez në fund të sezonit. Por Wolves ka pranuar ta paguajë pagën e lojtarit dhe e ka një opsion për ta blerë karonin e tij në fund të sezonit.

“FC Barcelona dhe Wolverhampton Wanderers Football Club kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Francisco Trincao deri më 30 qershor 2022. Ekipi anglez do ta marrë kartonin e lojtarit dhe nuk detyrohet ta blejë atë”, thuhet në njoftimin e Barçës.

Trincao iu bashkua Barcelonës në verë ne vitit 2020 dhe i zhvilloi 43 ndeshje për ekipin e parë në sezonin e tij debutues, duke kontribuar me tri gola dhe dy asiste.

Afrimi i Memphis Depay si lojtar i lirë nga Lyoni e ka shtyrë 21-vjeçarin të huazohet te klubi i Premierligës, ku pritet të fitojë përvojë para se të kthehet në Camp Nou.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat