Giorgio Chiellini kaloi një sezon të mbushur më dëmtime në atë të shkuarin, por në fund arriti të rikuperohet dhe të vijë në kushtet e duhura për të qenë me Italinë në Kampionatin Europian.
Ai mungoi në dy ndeshje, por u kthye me Belgjikën, ndaj së cilës dhuroi një paraqitje ekselente, duke qenë padyshim lideri i skuadrës së Mancinit.
Duke parë kapitenin në Europian, Juventusi tashmë i ka idetë e qarta. Fabrizio Romano raporton se klubi ka gjetur akordin me mbrojtësin për zgjatjen e kontratës.
Marrëveshja e re e Chiellinit do të përfundojë në verën e vitit 2022 dhe do vazhdojë të jetë një nga liderët e Juventusit në difensivë, megjithëse konkurrenca do jetë e ashpër me të rinjtë De Ligt e Demiral.