Sergio Busquets raportohet se ka vendosur të qëndroj edhe më tej te Barcelona.
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ai është tunduar nga disa oferta prej klubeve nga MLS e Amerikës, por nuk po mendon largimin.
Sipas Romanos, mesfushori spanjoll do të qëndroj së paku edhe këtë sezon te Barcelona dhe se për këtë nuk ka më dyshime.
Klubet e interesuara do të tentojnë transferimin e 32-vjeçarit në vitin e ardhshëm, ose pas dy viteve kur edhe skadon kontrata e tij me klubin katalunas.
Sergio Busquets është produkt i Barcelonës, teksa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2008.