Trazirat pas ndeshjes Angli-Ukrainë, policia arreston 9 tifozë!
Festa e tifozëve anglez pas triumfit me Ukrainën ishte e madhe aq sa disa prej tyre kanë krijuar trazira dhe kanë rënë nën prangat e policisë.
“Sport Mediaset” shkruan se policia ka arrestuar 9 tifozë me arsye se të dehur kanë sulmuar policinë duke plagosur dy prej tyre.
Festa ka qenë e madhe dhe çdo gjë ka dalë jashtë kontrolli deri në ndërhyrjen e policisë.
Ndërsa në Romë janë arrestuar 2 tifozë për deklarime të rreme dhe 50 të tjerë nuk janë lejuar të hyjnë në stadium nga pikat e kontrollit. Italia ngriti 5 pika kontrolli dhe hodhi në terren 3 mijë agjent për sfidën Angli-Ukrainë për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 në Britaninë e Madhe