Objektivi i Barcelonës është që të ulë kostot e rrogave, me çdo kusht.
Edhe duke lënë të lirë disa lojtarë të rëndësishëm, mes të cilëve është edhe Miralem Pjanic.
Sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas ka informuar ish-yllin e Juventus-it se nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe se do ta lejojë të largohet falas.
Boshnjaku, para se të pranojë zgjidhjen e kontratës që i është propozuar nga klubit, kërkon të eksplorojë merkaton për të parë nëse ka klubet që janë të gatshme ta marrin dhe t’i paguajnë rrogën e lartë.
Juventus dhe Inter, sipas Mundo Deportivo, janë të interesuara ta kthejnë në Serinë A, ndërsa në Francë e do PSG.