Një tifoz 11 vjeçar danez u bë viral ditën e djeshme pasi postoi në “Instagram” një foto me mesfushorin Kristian Eriksen.
Eriksen ndodhet me pushime në bregdetin e Tisvilde, një qytezë 50 kilometra larg Kopenhagenit dhe u takua rastësisht me fansin 11-vjeçar.
Bjorn Bindzus në një prononcim për mediat e Danimarkës u shpreh: Unë isha nervoz kur i kërkova të bëjmë fotografi, por ai pranoi dhe më tha “Po, nuk ka problem”. Dukej i shëndetshëm, ishte bukur ta shikoja”, tha 11-vjeçari.
Ndërkohë Eriksen është kthyer pranë familjes dhe jetës normale pas kolapsit që pësoi në fushë në sfidën kundër Finlandës duke tronditur mbarë globin.