Ulpiana nga Lipjani është anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës. Klubi nga Lipjani sot ka prezantuar trajnerin e ri Edlir Tetova.
"U prezantua sot në hollin e stadiumit trajneri i ri i klubit tonë, EdlirTetova. Në prezencën e Drejtorit Sportiv, Enver Duriqi.
Tetova foli përballë gazetarëve për vendimin e tij për tu bërë pjesë e shtëpisë tonë të madhe.
38 vjeçari është një emër i njohur në botën e sportit. Ai është njohës i mirë i fushës së blertë dhe shprehet mjaft i kënaqur ti bashkohet kampit të kampionëve.
Pas një shtrëngimi duarsh me Drejtorin Duriqi, Tetova është drejtuar për në kompleksin “ Sami Kelmendi", ku tashmë i është bashkuar skuadrës e cila është duke u kompletuar dhe të jetë e gatshme për t’u vënë nën urdhrat e teknikut bardhekaltërt. duke iu falënderuar”, njofton KF Ulpiana.