Zgjidhet arbitri i gjysmëfinales, kënaq të dy kampet

Futboll

Zgjidhet arbitri i gjysmëfinales, kënaq të dy kampet

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:46
Zgjidhet arbitri i gjysmëfinales, kënaq të dy kampet

Do të jetë Feliks Bryh, arbitri i Itali-Spanjë, gjysmëfinales së parë në “Euro 2020” që do të luhet të martën më 6 korrik në “Uembli”.

 Ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Borsh dhe Lup, si arbitra anësorë; arbitri i katërt do të jetë rusi Karasev, në VAR gjermani tjetër Marko Fritz.

Brych, i cili drejtoi çerekfinalen mes Ukrainës dhe Anglisë, zgjon kujtime të bukura për spanjollët, duke parë se ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve, në Kardif mes Juventus dhe Real Madrid dhe të fituar nga këta të fundit.

Tifozët e Juventus e mbajnë mend edhe për kartonin e kuq që i dha Ronaldo-s në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Valencia-s.

Italia mund të ngushëllohet me faktin se në 27 ndeshjet në të cilat gjermani ka arbitruar skuadrat italiane, duke përfshirë edhe kombëtaren, skuadra “axurre” kanë marrë 12 fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat