Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është përfshirë në formacionin më të mirë nga faza çerekfinale në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Sajti i njohur për vlerësimin e futbollistëve, “WhoScored”, ka publikuar 11-shen me futbollistët me notat më të larta nga ndeshjet çerekfinale.
Në këtë formacion është përfshirë edhe Xherdan Shaqiri, i cili me Zvicrën shënoi gol ndaj Spanjës.
Formacioni dominohet nga Kombëtarja e Anglisë, e cila përfaqësohet me katër futbollistë.