​Busquets do të qëndrojë tek Barcelona

Futboll

​Busquets do të qëndrojë tek Barcelona

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 15:26
Sergio Busquets

Mesfushori veteran do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës Sergio Busquets ka pranuar shumë oferta nga klubet e Ligës Amerikane MLS, sidoqoftë këtë verë nuk do të largohet nga “Blaugranët”.

Spekulohet se Busquets e preferon një kalim të mundshëm në Amerikë, por këtë verë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë i fokusuar vetëm tek Barcelona.

Oferta të reja do të vijnë për Busquets nga klubet amerikane në verën e vitit 2022 eventualisht 2023, kur edhe pritet të largohet nga “Camp Nou” mesfushori 32 vjeçar.

Sezonin që lamë pas, Busquets bëri 50 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë asistime për Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat