Klubi italian Inter po synon transferimin e sulmuesit të Sassuolos Giacomo Raspadori.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Raspadori është një nga objektivat kryesorë të drejtuesve të Interit në merkato.
Mirëpo ‘Nerazzurët’ po kërkojnë transferimin e tij për në qershor të viti 2022, pasi aktualisht kanë dyshen Lautaro Martinez- Romelu Lukaku në sulm.
Kontrata e Martinez skadon në vitin 2023 dhe Interi është në bisedime për të zgjatur kontratën e tij, nëse Martinez refuzon të nënshkruajë zgjatjen e kontratës, klubi do ta shesë atë në fund të sezonit 2021-22 dhe Raspadori është kandidati kryesor për ta zëvendësuar nga sezoni tjetër.
Sassuolo e vlerëson 21-vjeçarin rreth 20 milionë euro.